Ballina Lajme Bastet sportive online, skema dhe kriteret e licensimit, fondi garancisë, paratë që...

Bastet sportive online, skema dhe kriteret e licensimit, fondi garancisë, paratë që ngurtësohen në bankë

1

Biznesi në të zezë i basteve sportive dhe atyre online, shkalla e lartë e penalizimeve për individët të cilët ushtronin veprimtari të tilla në rrugë të paligjshme, ka detruar qeverinë qëtë ndërhyjë nëpërmjet një projektligji, për të disiplinuar këtë sektor, me qëllim futjen e tij në shinat e ligjit.

Sipas të dhënave zyrtare, që bëhen publike nga rtsh.al, numri i pikave sekondare të ushtrimit të aktivitetit për kategorinë e Basteve Sportive në vitin 2018 ka qënë 4214 në te gjithë teritorin e vendit, ndërsa numri i të punësuarve për këtë kategori ka qenë 6700 punonjës.

Gjithshtu, janë rapotuar 4035 adresa bastesh të paligjshme pranë AKEP, me qëllim mbylljen e këtyre adresave. Duke rezultuar një shifër e madhe në ushtrimit të aktivitetit të Basteve Sportive në mënyrë informale, duket qartë se qeveria ka ndërmarrë nismën e e rikthimit të kategorisë së Basteve Sportive në tregun e lojërave të fatit vetëm në formën e Basteve Sportive Online.

Për këtë qëllim është hartuar një projektligj, i cili tashmë është edhe për konsultim publik, lidhur me lojërat e fatit, ku qëllimi kryesor i projektligjit është rikthimi i kategorisë së Basteve Sportive, por tashmë vetëm në formën Online, me qëllim formalizimin tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte, të cilat kanë eksperincë në ushtrimine aktivitetit baste sportive dhe me kapital themeltar jo më pak se 20 000 000 lekë.

Organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 000 000 lekësh në bankë në favor të AMLF.

Po kështu, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë edhe një fond prej 120 000 000 lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojëtarët brenda një viti.

Projektligji mbështet në disa pika ku më të rëndësishmet janë:

  • Rishikimin e mënyrës së licensimit duke parashikuar kritere më të forta për organizatorët e lojrave të fatit.
  • Sigurimi i platformave online të sigurta.
  • Kryerjen e pagesave vetëm nëpërmjet agjentëve financiarë si Posta Shqiptare, Bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
  • Krijimin e komisionit të licensimit si një struktuvë vendimarrëse kolegjiale për licencimin e subjekteve që do të ushtrojnë aktivitet ne fushen e lojërave të fatit.
  • Sigurimi i mbrojtjes së lojtarit, jo vetëm nëpërmjet programeve sociale, por dhe nëpërmjet fondit të garancisë për lojtarët.

Fondi garancive

Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 000 000 lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojëtarët brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Projektligji rregullon publicitetin e lojërave të fatit, ku ndër risit që sjell është publiciteti i aktivitetit të subjekteve të licencuara të lojërave të fatit në median audiovizive per kategoritë “Baste sportive online”, “Lotari Kombëtare” dhe “Bingo televizive” në kufizimm oraresh, si dhe publiciteti pë kategorinë “Baste sportive online” në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, si dhe e drejta që kanë këto subjekte për të qënë sponsor në skuadrat sportive, shkruan rtsh.al.

Për krijimin e garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 000 000 lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.

Duke qënë se ushtrimi i basteve sportive do të lejohet vetëm online atëhere në ligj do të bëhet zevendësimi i kategorisë së lojës nga baste sportive në baste sportive online.

“Baste sportive online” janë bastet e vendosura në faqe interneti ose platformë elektronike të dedikuar, të autorizuar dhe të monitorueshëm të subjekteve të licencuara në përputhje me parashikimet e këtij ligji për ngjarjet sportive ose/dhe lojërat sportive të cilat do të ndodhin në të ardhmen dhe që nuk përfshijnë garat e pistave”.

“Programe elektronike për lojëra basti” janë programet softëare të ideuara dhe të ndërtuara nga shoqëritë e licencuara nga AMLF-ja nëpërmjet komisionit të licencave për të ofruar lojën e basteve sportive online”.

Publiciteti lejohet të kryhet nga organizatorët e lojrave të fatit të licencuara në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj:

  • në median elektronike
  • në faqet online të autorizuara të këtyre subjekteve,
  • nëpërmjet vendosjes së materialeve vizuale në vende publike shprehimisht të përcaktuara në këtë

Publiciteti lejohet të kryhet edhe në median audiovizive nga organizatorët e lojërave të fatit “baste sportive online”, “bingo televizive” dhe “lotari kombëtare” në kushtet si vijon:

a) nga organizatorët e lojrave të fatit baste sportive online, gjatë kohës së transmetimit të eventeve sportive të disiplinës futboll si dhe gjatë kohës së transmetimit të programeve sportive të lidhura me këto evente sportive që transmetohen pas orës 22:00, si dhe vetëm në kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe në rregulloren e miratuar nga Komisioni i Licencave,

b) nga organizatorët e lojërave të fatit Lotari Lombëtare dhe Bingo televizive për transmetimet në intervalin kohor ditor 20:00 – 08:00.

Në rastet e lejuara për publicitetin e aktivitetit të lojërave të fatit, organizatorët e lojërave të fatit kanë të drejtë ta kryejnë atë, vetë ose nëpërmjet kontraktorëve, duke respektuar kushtëzimet e mëposhtme:

a) Publiciteti nuk duhet të cenojë dinjitetin njerëzor;

b) Publiciteti nuk duhet të jetë abuzues dhe i fshehtë;

c) Publiciteti nuk duhet të inkurajojnë konsumatorët për të riinvestuar fitime në lojë fati;

ç) Publiciteti nuk duhet të ketë përmbajtje të pavërtetë apo çorientuese, veçanërisht lidhur me mundësinë e shumën e fitimeve dhe kushtet e pjesëmarrjes në loje;

d) Publiciteti nuk duhet të japë përshtypjen se pjesëmarrja në lojë është zgjidhje e problemeve financiare apo se pjesëmarrja në lojë sjell sukses social e financiar dhe kontribuon në përmirësimin e reputacionit te individit;

dh) Publiciteti nuk duhet t’iu adresohet të miturve;

e) Publiciteti duhet të përmbajë dukshëm frazën “Lojrat e fatit krijojnë varësi. Kujdes në ushtrimin e tyre të tejzgjatur”;

e) publiciteti në median audiovizive është vetëm me fjalë të shkruara në kushtet e parashikuara në rregulloren përkatëse të miratuar nga Komisioni i Licencave.

Kushtëzimet sa më sipër zbatohen edhe në rastin e publiciteteve brenda ambienteve të autorizuara të organizatorit të lojës kazino dhe kazino të vendosur në hotel me pesë yje dhe resort kazino.

Sponsorizimet

Subjektet e licencuara për lojëra fati lejohen të sponsorizojnë skuadra sportive, si dhe të bëjnë publicitet të aktiviteteve të tyre në vendet ku zhvillohen veprimtari sportive, me përjashtim të eventeve sportive të të gjitha disiplinave për kategoritë nën 21 vjeç.

Lejohet vendosja e materialeve vizuale, shenjave apo tabelave orientuese nga ana e organizatorit e lojërave të fatit të kategorisë “kazino”/”kazino të vendosur në hotel me pesë yje dhe resort kazino”, vetëm në hyrjen qendrore në kazino.

Bastet sportive online, pajisjet elektronike me të cilat do të luhet

Bastet sportive online do të luhen nëpërmjet paisjeve elektronike si Smartphone, Tabletave, Ipad, Laptop, por pa u kufizuar vetëm në to, në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licensuar për ushtrimin e aktivitetit bastet sportive online, dhe vetëm nëpërmjet programeve apo platformave të autorizuara nga komisioni i licencimit, shkruan rtsh.al.

Programet/sistemi/websitet/aplikacionet ku do të luhen bastet sportive online, duhet të plotësojnë kushtet dhe standardet minimale të përcaktuara me udhëzim te ministrit përgjegjës për financat.

Duke qenë se aktiviteti i basteve sportive online do të ushtrohet në websitet apo aplikacionet e subjekteve të licencencuara në kategorinë e Basteve sportive online do të jetë e nevojëshme që këto website apo aplikacione të plotësojnë disa kushte dhe standard minimale, të cilat do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Kriteret e licensimit

Projektligji parashikon edhe kritere të reja të licencimit të subjekteve, të cilët do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë në kategorinë “Baste sportive online”, ku ndër kriteret kryesore janë:

  1. Subjekti aplikues të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati në kategorinë “Baste Sportive Online”, me kapital themeltar jo më pak se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë;
  2. Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit ne jo me pak se 3 shtete të BE/OECD dhe per jo me pak se 3 vjet;
  3. Të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;
  4. Nëse aksionarët e subjektit aplikues janë individë ata duhet të jenë të pa dënuar penalisht, nuk duhet të jenë në proces gjyqësor për vepra penale, nuk duhet të jetë në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera;
  5. Subjekti aplikues nuk ka detyrime tatimore të pashlyera.
  6. Organizatori, pranon pagesat dhe autorizon tërheqjet për bastet sportive online vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar.
  7. Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojëtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar sipas këtij ligji.

Fondi i posaçëm

Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji shërbejnë për krijimin e Fondit të Posaçëm si një zë më vete në buxhetin e AMLF-së që përdoret me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

Ky fond shërben për mbështjetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqituara nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës.

Burimet e financimit të fondit janë:

a) Të ardhurat e krijuara sipas parashikimit të nenit 52;

b) Financime vendase apo të huaja, të  cilat  burojnë  në  mënyrë  të  ligjshme  nga  organizata publike, private ose persona fizikë.

/rtsh.al/ a.meta/