Ballina Lajme Bashkia e Fierit sërish mbështetetëse e edicionit të shtatë të “Kërcim dashurie”...

Bashkia e Fierit sërish mbështetetëse e edicionit të shtatë të “Kërcim dashurie” në prag të festës së Shën Valentinit

3

Trokitja e festës së Shën Valentinit ka angazhuar sërish të rinjtë dhe të rejat fierakë, nxënës të shkollave të mesme. për të nisur maratonën e përgatitjeve për spektaklin “Kërcim dashurie”. Janë mbi 50 të rinj nga 15 shkolla të mesme të Bashkisë Fier, të cilët kanë nisur rrugëtimin drejt garës së bukur të kërcimit.

Ky eveniment është mjaft i pëlqyer nga të rinjtë e shkollave të mesme të Fierit të cilët angazhohen seriozisht dhe maksimalisht për të përfaqësuar denjësisht veten, por edhe institucionin arsimor që ata përfaqësojnë.

Në edicionet e mëparshme kjo mataronë është shoqëruar me entuziazëm të madh nga pjesëmarrësit, por edhe mbështetësit e konkurrentëve në skenën e teatrit “Bylis” ku zakonisht janë organizuar këto edicione. “Kërcim dashurie”, edicioni i 7-të, organizuar nga QKF Bashkia Fier, do të kurorëzohet në prag të Shën Valentinit, ditës simbol të dashurisë./Tv Kombi/