Pas ndezjes së “Dritave të Festave” nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi dhe kalimit të orëve plot atmosferë gëzimi, bashkia e Fierit ka parashtruar kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatw ditëve dhe javëve të dhjetorit festiv.
Në këtë kalendar janë paraparë një sëri aktivitetesh, shfaqjesh teatrore, aktivitete të gëzueshme me nxëswn të grupmoshave të ndryshme të arsimit: ajo e nxënësve të dalluar dhe ajo e gjimnazistëve, të cilët përgatiten të jetë pjesa vitale e shoqërisë sonë, por edhe auditorëve të universiteteve.
Si në çdo festë dhe banda frymore e qytetit në vigjilje të festës së Krishtlindjes do të sjellë atmosfere plot gëzim përmes koncertit që ata tanë përgatitur me këtë rast. Salla e teatrit “Bylis” do të jetë skena ku do të shpalosen një sërë shfaqjesh teatrore, por edhe ato të kërcimit të “Fieri Dance Academy” ku nën tingujt e muzikës të rinjtë do të sjellin shumëllojshmëri vallëzimesh dhe tepër të pëlqyera tashmë nga publiku fierak.
Në mbyllje të kalendarit të festave është parashikuar një koncert i ansamblit “Myzeqeja” në sheshin qëndror në datën 30 dhjetor, ndërkohë që më 31 dhjetor, në vigjilje të ndërrimit të viteve do të jenë vetë qytetarët që do të ndezin atmosferën në këtë shesh.