78-vjeçari Ahmet Stafa i cili mbeti i plagosur dje pas konfliktit fizik me bashkëshorten e tij për çështje pronësie, ka përfunduar sot në prangat e policisë së Durrësit. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Asije Stafa është vënë nën hetim.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr. 11. Mosmarrëveshjet mes bashkëshortëve ishin ashpërsuar ditët e fundit dhe shkak për këtë është mosrespektimi i kontratës së lidhur mes tyre si pronarë trualli dhe firmës ndërtuese të pallatit ku ata jetojnë. Bashkëshortët kanë mësuar se firma ndërtuese e ka shitur apartamentin e dytë që do u jepte. Bashkëshorti, pjesërisht i paralizuar, fajësoi gruan e tij për situatën e krijuar. Tonet e larta kanë përfunduar në përdorimin e sendeve të forta mes tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.