Ballina Lajme Politike “Bashkë Fitojmë”, Berisha prezanton kandidatin për Vorën: Nga jugu në veri, ka...

“Bashkë Fitojmë”, Berisha prezanton kandidatin për Vorën: Nga jugu në veri, ka epërsi morale të opozitës

1

Vora ka qenë stacioni i rradhës i Sali Berishës, për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Indrit Hoxha. Sipas tij, kandidatët e opozitës janë kandidatë të lirisë pasi janë zgjedhur nga votat e bazës dhe se Indrit Hoxha do të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën e taksave për qytetarët dhe për të menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme të ardhurat që vijnë nga taksat e banorëve.

“Në dallim nga paraqitjet e mëparshme, vijmë sot me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e Primareve, të lirisë. Indrit Hoxha. Kandidatët e koalicionit, për herë të parë në 32 vite, nuk janë kandidatë të kryetarit dhe kryesisë së partisë, por të vullnetin dinjitetit e votës suaj. Ne deleguam tek ju zgjedhjen e kryetari të partisë, kandidatit për kryebashkiak, nesër të deputetit”– tha Berisha.

Sipas tij, kandidatët e PS-së u zgjodhën pa u pyetur asnjë socialist i vetëm, dhe se ata nuk përfaqësojnë socialistët dhe mbështetësit e PS, por krimin, bandat organizatat kriminale shtetërore.

“Kudo, nga jugu në veri, ka një epërsi morale të opozitës dhe nga kandidatët e lirisë. Kjo ka sjellë një frymë fitorjeje që Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë më të fuqishme që nga ‘92”,- tha Berisha.

/rtsh.al/