Ballina Lajme Politike Basha: Nuk kam pasur asnjëherë takim me Taulant Ballën

Basha: Nuk kam pasur asnjëherë takim me Taulant Ballën

2

Lulzim Basha mohon të jetë takuar ndonjëherë me Taulant Ballën.

Teksa gazetari i drejtoi pyetje referuar një videoje të bërë publike kohët e fundit në media, ku duket se Balla hyn në një pallat disa minuta pasi në të ishte futur edhe Lulzim Basha, ky i fundit mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Pyetje: Hodhët akuza në drejtim të “Syri Tv”, akuza që më herët i ka hedhur dhe Balla. A ju ka dhënë prova ju Balla në takimin sekret që ju keni bërë, apo ju po bëheni zëvendës i tij?

Lulzim Basha: Sigurisht që unë nuk kam pasur asnjëherë takim me Taulant Ballën, siç ka gënjyer “Syri Tv” për hesap të Berishës dhe të ndjekësve të tij. Me Taulant Ballën, Erion Veliajn, takohen instruktorët e “Syri Tv”. Provat do të dalin shumë shpejt. Lejet e ndërtimit i ndajnë ato. Rama dhe Berisha janë bashkë. Faktet që janë censuara, provojnë qartë edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vërshuar për ortakët e heshtur të trekëndëshit të Bermudës që ditën bëjnë sikur zihen. Ky teatër ka marrë në qafë Shqipërinë dhe të marrim në dorë përgjegjësitë që na takojnë. Unë nuk kam ikur, këtu kam qenë, kam bërë një hap pas nga detyra e kryetarit të partisë. Takimet sekrete me Bashën i bëjnë pronarët e “Syri Tv”. Të ju vijë turp që keni nxjerrë një dezinformim. Koha kur ju hidhni akuza ndaj meje, dhe unë kam heshtur, ka mbaruar.  Asnjë nga deputetët nuk më ka akuzuar mua, por në çdo rast.

Edhe më herët, Taulant Balla ka mohuar që të jetë takuar me Lulzim Bashën në Dhjetor të vitit 2022. Teksa u pyet nga gazetarët, Balla tha se ka qëlluar edhe në një ashensor me Sali Berishën, por as atë nuk e ka takuar