Ballina Lajme Politike Basha ironizon Berishen dhe Bardhin:Ne vend që të mbushin bulevardet mezi mbushin...

Basha ironizon Berishen dhe Bardhin:Ne vend që të mbushin bulevardet mezi mbushin rrugicat

5

TIRANË- Gjatë konferencës për mediat Lulzim Basha u shprehet se Partia Demokratike e vulës po bën gjithçka për të mos shkatërruar ndjesinë e shpresës, por të ngrejë një të tillë. Basha ka ironizuar dhe protestën e thirrur nga Opozita duke deklaruar se në vend të mbushë bulevardet, më zor mbushin rrugicat. Po ashtu ka theksuar se ka hartuar një strategji për rikthimin e PD-së në fuqi.

“Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend të ngjallë besim, ngjallë zhgënjim. Në vend të mbushë bulevardet, më zor mbushin rrugicat. Ne nuk jemi pjesë e kësaj. Kemi hartuar një strategji dhe po bëjmë gjithçka sa na takon ne që PD mos të shkatërrojë ndjesinë e shpresës, por të ngrejë një të tillë.”, tha Basha.