Ballina Lajme Banorët e “Shtëpisë së të Moshuarve” i bashkohen iniciativës qytetare për grumbullim...

Banorët e “Shtëpisë së të Moshuarve” i bashkohen iniciativës qytetare për grumbullim të ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

1

Ashtu si gjithë Shqipëria dhe qytetarët fierakë janë mobilizuar për të qenë sa më pranë popullit turk dhe atij sirian në këtë situatë tepër të rëndë për jetën e tyre në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u solidarizuan në ditën e zisë kombëtare duke ndezur qirinj në dritaret e shtëpive, në ballkone, ndërkohë një kënd i shprehjes së kësaj dhimbjeje dhe solidarizimi me këtë fatkeqësi natyrore është ndërtuar dhe nga bashkia e Fierit.

Ndërkohë që teatri “Bylis” po njeh çdo ditë në vijim gatishmërinë e qytetarëve fierake për të kontribuar në ndihmë të prekurve nga tërmeti në kufirin turko – sirian. Por ajo që do të linte një mbresë të veçantë ishte prania e banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve të cilët u bënë pjesë në kuadër të kësaj iniciative. Ata kanë treguar shpirtin e tyre human duke bërë dhurime të tyre, brenda mundësive si të moshuar, për të lënduarit nga tërmeti në këto dy vende.

Ky aksion është në vijim të ditëve të tjera duke synuar grumbullimin e më shumë veshjeve, mbulesave, etj. për banorë e dëmtuar Ndërkohë që nga ana e tij kryetari i bashkisë së Fier, Armando Subashi, i ka propozuar Këshillit të Bashkisë së Fierit akordimin e një vlere monetare që do të shërbejë si një kontribut për të prekurit nga ky tërmet.

Nuk duhet harruar fakti që në tërmetin e disa viteve më parë Turqia ishte një ndër vendet mike që u ndodh me shpejtësi pranë banorëve të prekur nga tërmeti duke ndërtuar një numër të konsiderueshëm shtëpish në Shqipëri./Tv Kombi/