Rruga e Rinasit është rihapur me dy sense lëvizjeje pas një proteste katër ditore nga banorët e zonës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga do kthehet në gjendjen e mëparshme, kur lëvizja lejohej në të dy krahët.Në një njoftim, ndër të tjera, ARRSH bën apel që drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.Banorët e rinasit kanë protestuar prej 4 ditësh, duke kërkuar që rruga të kthehej me dy sense lëvizjeje, pasi me devijimin ata kufizoheshin në lëvizjen e tyre.
NJOFTIMI I ARRSH:
Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.