Ballina Lajme Balluku paralajmëron fashën 800 Kw për energjinë: Vendimi deri në fund të...

Balluku paralajmëron fashën 800 Kw për energjinë: Vendimi deri në fund të kësaj jave

1

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, paralajmëron një mundësi të aplikimit të fashës mbi 800kwh. Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike dhe mungesës së reshjeve, Balluku thekson se do të kryhet një analizë e detajuar për rritjen e çmimit të energjisë për familjet që e kalojnë konsumin 800 kwh në muaj.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800këh.” shkruan Balluku.