Ballina Lajme Politike Balla përshëndet vendimin e Qeverisë KURTI për përcaktimin e 14 prillit si...

Balla përshëndet vendimin e Qeverisë KURTI për përcaktimin e 14 prillit si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

1

Balla përshëndet vendimin e Qeverisë KURTI për përcaktimin e 14 prillit si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë plenare ka përshendetur sot vendimin e Qeverisë Kurti për caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Balla u ka bërë thirrje deptetëve të opozitës që të mos bëjnë më politikë me çështjet e Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë.

“Besoj që jemi të gjithë në dijeni që ditën e djeshme qeveria e Kosovës, ka miratuar 14 prillin si ditë memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe besoj që kjo mund të ishte një çështje që mund të ngrihej nga opozita. Unë them sot që Kuvendi i Shqipërisë dhe institucione të tjera shtetërore shqiptare duhet që gjatë kësaj dite edhe ne të organizojmë aktivitete në përkujtim dhe natyrshëm edhe si një shprehje e solidaritetit tonë për të gjitha ato nëna e motra kosovare të cilat vuajtën dhe vuajnë akoma pasojat e asaj dhune gjatë luftës në Kosovë.

Kështu që i lutem shumë deputetëve të opozitës, që të mos bëjnë më histori dhe politikë me çështjet e Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë. Kemi miratuar së bashku një rezolutë dhe t’i qëndrojmë asaj rezolute dhe natyrshëm të mbështesim delegacionin tonë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për të shkuar përpara me procedurën. Firmat tashmë janë mbledhur, janë siguruar firma mbështetëse nga më shumë se pesë vende që është kriteri bazë, dhe numri minimal 20 ndaj duhet të ecim përpara me ate rezolutë”.