Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla në prezantimin e kandidatëve fitues deklaroi se Fieri do të vazhdojë të metitojë emrin si kryeqyteti i socialistëve. Në fjalën e tij ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij në këtë fushatë të plotë në qarkuan e Fierit si i deleguar politik. “Shumë faleminderit kryeqytetit të socialistëve të qarkut të Fierit.
Me këtë rezultat që PS ka marrë, dhe po konsolidojmë në numërimin, që po marrim në këshillat bashkiakë, e kemi ngritur emrin e PS në qarkun më të rëndësishëm, ne si parti politike, në nivel tjetër. Mjafton të ndajmë me ju faktin që në këshillin bashkiak të Fierit Partia Socialiste do të ketë dy të tretat e mandateve dhe ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë në këto 32 vite, kur bie fjala për shumicën në këshillin bashkiak. Ai është ndalur në procesin e numërimit të votave për këshillin bashkiak duke dhënë porosinë dhe shprehur meraku që gjithë procesi i të shkojë me kujdes dhe deri në fund. ‘‘Nga këtu dua t’u kërkoj gjithë numëruesve që të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte dhe asnjë votë e asnjë subjekti tjetër politik të mos preket dhe korrektësia e këtij procesi të mbahet mend.
Lidhur me rezultatet ai ka theksuar se ka dalë parashikimi për një fitore në të gjitha bashkitë e qarkut. Ai është ndalur në bashkinë e Roskovecit, që historikisht ka qenë një bashki me përplasje politike, por për Ballën rëndësi ka fitorja e kryetares Majlinda Bufi. Duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit Balla është shprehur në rast se do të ishin zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme në këtë datë Partia Socialiste do të kishte 11 mandate në Fier dhe ky është një rezultat shumë i rëndësishëm dhe është e mundur, sepse kemi bërë një punë shumë të mirë.
Në këtë mënyrë ai ka shprehur ambicien e tij për një rritje të shanseve dhe mundësive për një fitore akoma dhe më të madhe në zgjedhjet e 2025, pse jo dhe 11 deputetë në Fier. Ai ka ndalur dhe në raportin paraprak të OSBE-ODHIRI-t që thekson se në këtë fushatë nuk u pa të flitej për çështjet e komunitetet për çështjet lokale. Sipas tij fushata që është pasqaruar me mediat ka qenë krejtësisht ndryshe me atë çfarë është zhvilluar realisht në terren. Balla e ka ftuar zonjë Glover të kontaktojë me elektoratin në zona të ndryshme të qarkut të fierit, duke pohuar thjesht se ‘‘Nuk është përgjegjësia jonë që fitorja e PS është kaq e thellë.’’