Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Përmes një postimi në Facebook, Balla është shprehur se shqiptarët do t’i jenë gjithnjë mirënjohës për mbështetjen dhe rolin që ai pati në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona.
“Addio “il Cavaliere” Silvio Berlusconi!
Ne shqiptarët do të jemi gjithmonë mirënjohës për vëmendjen, mbështetjen dhe rolin tënd në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona.
U prehsh në paqe Presidente”!