Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga opozita ndaj Partisë Socialiste, se po dhunon të dhënat personale me aplikacionin “Aktivisti”.
Për Ballën, opozita nuk analizon humbjen e saj në 14 maji, por gjen shkakun tek strukturat e Partisë Socialiste.
Është bërë e udhës që opozita, që humb zgjedhje pas zgjedhje e shikon arsyen e humbjes tek strukturat organizative e Partisë Socialiste dhe e dëgjova zonjën Vokshi të përmend patronazhistët apo aktivistët e Partisë Socialiste. Një strukturë apo një organizim që e kanë të gjitha partitë politike, fituese në Europë. Ju, jo ju bishti, por flasë për ata që janë Partia Demokratike me letra, jeni parti si motër e Kristian Demokratëve Gjermanë, merrini e pyetini, a kanë Partia Unioni Kristian Demokrat Gjerman, a ka një aplikacion të vetin, padyshim që e kanë. Tani të vish këtu e të thuash në Kuvend, përse PS ka një aplikacion të vetin, dhe kjo është shkelje, ose dhunim i të dhënave personale, është minimalisht idiotësi, që ju vazhdoni ngulni këmbë në këtë idiotësi dhe ne do vazhdojmë t’ju mundim përsëri”, tha Balla.