Ballina Lajme Politike Balla nga Mallakastra: Me Sali Berishën dhe Ilir Metën ne kthehemi mbrapa.

Balla nga Mallakastra: Me Sali Berishën dhe Ilir Metën ne kthehemi mbrapa.

2
Një ndër stacionet e takimeve elektorale të kandidatit për Bashkinë Mallakastër Qerim Ismailaj ishte bashkëbisedimime banorët e njësisë Qendër, ku diskutua mbi punët që janë nisur e do të vijojnë në vazhdim. Ismailaj ka falënderuar komunitetin për mbështetjen e dhënë në këto vite, ku ka vënë theksin te fakti se falë këtij bashkëpunimi janë arritur këto ndryshime të cilat ende po vazhdojnë dhe nuk kanë asnjë lidhje me fushatën zgjedhore pasi janë planifikime të buxhetit të vitit 2023.
Ndërsa i dërguari politik i PS Taulant Balla do të shprehej: “Punët tona flasin për ne më shumë sesa fjalët, ndërkohë që ne jemi të fokusuar më shumë te njerëzit, për hallet dhe shpresat e tyre, sesa për politikën e përditshme dhe kundërshtarët tanë të dëshpëruar.
Njerëzit i kanë lënë ata mbrapa sepse ata janë në fakt kufoma e një të shkuare që nuk mund të jetë kurrsesi e ardhmja e shqiptarëve. Me Sali Berishën dhe Ilir Metën ne kthehemi vetëm mbrapa. Me Edi Ramën dhe kandidatët tanë, ne ecim vetëm përpara.” Ndërkohë në vijim të dhurimit të pemëve në bashkitë e Qarkut Fier, nga shkurtimi i shpenzimeve elektorale u mbollën pemë pranë memorialit të Heroit të Popullit “Ramiz Aranitasi” . Kjo fushatë është e para fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore, akustike e vizuale dhe më shumë oksigjen falë kontributit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
/Tv Kombi/