Edhe Ngjeqari do të jetë në krye të rezultatevetona, është shprehur i deleguari i qarkut, deputeti Taulant Balla në një takim elektoral në krah të kryetares aktuale Majlinda Bufi.
Ai iu drejtua banorëve të pranishëm në këtë takim “Sepse ju këtu dini të bëni shumë mirëdiferencën dhe dini të kuptoni se në këto zgjedhje këtu nuk bëhet thjesht dhe vetëm për bashkinë, sepse ju e dini që bashkia Roskovec do të vazhdojë të punojë për njerëzit por duhet që Edi Rama dhe Majlinda të punojnë sëbashku. Të gjithë e dinë që Saliut nuk i duhet bashkia e Roskovecit, por i duhen disa vota që t’i thotë Amerikës që t’i heqë vulën e “nongratës”, ndërsa ne na duhet vota për të zgjidhur hallet e problemet e njerëzve, për të vazhduar të gjitha punët e nisura.” është shprehur ai.
Balla ka kërkuar që qytetarët nuk duhet të neglizhojnë votën pasi nëse bashkia bie në duart e Saliut atëherë katër vjet nuk do të ketë asnjë punë për Roskovecin, asnjë rrugë apo edhe ujë të pijshëm që kërkojnë investime të mëdha dhe njerëzit këtë e kuptojnë se njerëzit e dinë fare mirë ku ishim dhe ku jemi.
Balla i është referuar gjuhës së Berishës tëpërdorur në takimin përmbyllës së fushatës zgjedhore në Fier ku sipas Ballës ështëpërdorur një gjuhë fyese ndaj kandidatëve tëPartisë Socialiste, mes tyre edhe për kryetaren aktuale të Roskovecit.
Majlinda Bufin, ai e ka cilësuar si një fat për Roskovecin që ka dhe do të ketë një kryetare që punon pa ndalur me angazhim maksimal
Ai ka përmendur vlerësimin e kryeministrit Edi Rama ndaj punës së bërë nga kryeministri Edi Rama apo edhe vizitës e ambasadores amerikane në këtë bashki se USAID-i konsideron bashkinë e Roskovecit si bashkia më e mirë dhe model bazuar dhe në raportin e tij theksohet se kjo bashki ka vënë standard në luftën kundër korrupsionit.
Majlinda Bufi nga ana e saj ka parashtruar jo vetëm arritjen në këtë zonë, por ka bërë tëditur projektin e dërguar pranë Emergjencave Civile që ka brenda tre nënobjekte.
Së pari, rritjen e sigurisë së rezervuarit tëNgjeqarit duke përfshirë ushqyesin e digës dhe gjithçka tjetër që e kthen këtë rezervuar në njëburim të sigurt dhe të shfrytëzueshëm për vaditjen në ato zona dhe sipërfaqe ku mund tërealizohet vaditja dhe për pjesën tjetër nëVlosh.
Nënobjekti i dytë ka të bëjë me rrugën Fetanajqë ka muret mbajtëse dhe kthimin e saj në njërrugë të lëvizshme me makinë dhe nënobjekttjetër ka lidhje me rrugët e parcelave që fillon nga lumi deri në lagjen Gjonaj, problem shqetësues për banorët e kësaj lagjeje. Ajo ka bërë të ditur se ky projekt është miratuar dhe së shpejti fillon puna sipas kërkesave të përfshira për investim.