Ballina Lajme Politike Balla nga Frakulla: Në njërën fletë të japim votën për Armando Subashin...

Balla nga Frakulla: Në njërën fletë të japim votën për Armando Subashin dhe në tjetrën për Edi Ramën, pasi në koalicionin ‘‘Bashkë fitojmë’’ demokratët do të gjejnë Liken.

1

Nga Frakulla kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar vazhdimësinë e punës në drejtim të zbatimit të shumë projekteve dobiprurëse për gjithë komunitetin e kësaj zone duke përmbushur objektivat dhe synimet si për këtë vit në vazhdim, por edhe në vitet që vijnë.

Subashi në fjalën e tij ka pohuar se  problematika e viteve të mëparshme ishte e përqendruar në kërkesat e komunitetit për më shumë rrugë, më shumë ujë të pijshëm, shkolla më të mira, pastrimin e plehrave,  për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.  Këto ishin disa nga  kërkesat më të domosdoshme, më jetike që praktikisht çdo familje duhet t’i ketë të garantuara, ka pohuar Subashi. Duke iu referuar situatës financiare të trashëguar nga koha para krijimit të bashkisë së re, ai do të përmendte një borxh prej mbi tre miliardë lekësh i cili  erdhi i trashëguar nga nëntë komunat, i shlyer në një kohë të shkurtër të mandatit të tij të parë dhe bërë të mundur kryerjen e shumë investimeve të tjera. Por sipas Subashit rezultatet mund dhe duhet të ishin më të larta, por sërish qeverisja vendore është përballuar si me problematikat e shkaktuara nga pandemia, nga tërmeti dhe së fundit me luftën në Ukrainë.

“Me buxhetin e këtij vitit do të rifillojmë investimet me mbështetjet masive të qeverisë për shumë nga projektet që praktikisht janë gati dhe pritet financimin. Këto projekte dalin tej mundësive të fondeve bashkiake dhe me përmirësimin e situatës ekonomike në vend do të njohin investim dhe realizim”-ka garantuar Subashi banorët e kësaj zone. Por ai është ndalur  në shumë arritje të shënuara gjatë këtyre viteve duke filluar me investimin e sistemin e vaditjes dhe kullimit pasi sipas tij Frakulla është një nga zonat më të rëndësishme të zhvillimit bujqësor në Fier.

Rëndësi i kushtuam rrugëve rurale të cilat nuk lidheshin dot me qendrat e njësive administrative dhe jo më me pjesën tjetër të urbanizuar. Sipas tij rrugëve iu kushtuar rëndësi pasi një rrugë fshati ka rëndësi dyfishe, sepse nuk ndikon jo vetëm në jetën e komunitetit, por ndihmon fermerët dhe bujqit që të nxjerrin më lehtë dhe më shpejt prodhimet e tyre në treg. Ai ka përmendur punët e kryera në drejtim të sistemit arsimor, qendrat shëndetësore, mbështetjes së bizneseve të zonës, etj.

Kryebashkiaku Subashi e ka fokusuar fjalën e tij në disa pika kryesore, që sipas tij janë me rëndësi jetike për këtë njësi administrative.

Ai është ndalur në investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore. Në shkolla çdo vit në qershor-korrik-gusht bëhen ndërhyrje për të siguruar mësim normal në shtator, ka përmendur ai. E njëjta gjë ndodh dhe me qendrat shëndetësore që nuk lihen jashtë vëmendjes së bashkisë, por edhe mjeku dhe infermieri duhet të jenë kurdoherë në shërbim të banorëve. Ndërkohë që në qendër të vëmendjes do të jenë dhe terrenet sportive si një kërkese jetike dhe e mirëkuptueshme e komunitetit në stadet e tanishme të zhvillimit urban, por edhe prurë më afër sportit nxënësit e shkollave dhe edukimin e tyre fizik.

Investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, rrugët rurale të lidhura me njëra-tjetrën kanë një rëndësi jetike për fshatin duke ndikuar drejtpërdrejtë në shitjen e produkteve bujqësore. Duke qenë se është një proces ne vijim është parashikuar blerja e dy ekskavatorëve të rinj që kryejnë shërbime në këto kanale, duke fuqizuar kështu mekanikën e përdorur e cila me blerjen e dy ekskavatorëve të rinj puna në pastrim dhe mirëmbajtzje të sistemit do të jetë akoma më efikase në punën e saj.  

Lidhur me shërbimet si  pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra Subashi ka përmendur në këtë drejtim vendosjen e 2000 të rinj. Ky investim ka pohuar Subashi do të quhet i përfunduar kur të shkojë ndriçimi në shtëpinë e fundit të fshatit. Në fjalën e tij janë përmendur arritjet në drejtim të transportit publik dhe  mirëmbajtjes së varrezave publike duke kryer rrethin e tyre dhe çlirimin e hapësirave të zaptuara.

“Beteja për 2025 fillon në 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, prandaj jemi të vendosur që të vazhdojmë intesivisht me të gjitha punët, projektet të marrim këtë rezultat pozitiv për këto zgjedhje dhe në fund të fundit të kemi të gjithë të drejtën morale që edhe pas zgjedhjeve të 14 majit t’i themi kryeministrit Edi Rama që Fieri e tregoi veten cili është, kryeqyteti i socialistëve, Fieri mbështeti prapë PS, ndaj Fieri ka nevojë që të vazhdojë të mbështetet”- tha mes të tjerave kandidati Subashi duke e cilësuar si të garantuar fitoren e 14 majit.

Nga ana e tij Taulant Balla është shprehur se në 14 maj do të kemi një rikonfirmim dhe një fitore të bindshme të kryetarit Subashi, por ai ka kërkuar që nga këto votime të kemi votat dhe për këshillin bashkiak me qëllim që këshilli bashkiak të luajë rolin e parlamentit.

Sipas tij votuesit në njërën fletë do të japin votën për Armando Subashin dhe në tjetrën për Edi Ramën, pasi në koalicionin ‘‘Bashkë fitojmë’’ demokratët do të gjejnë Liken, që në fakt nuk bën, iu është drejtuar pjesëmarrësve në këtë takim.