Ballina Lajme Politike Balla nga Drizë Myrteza: Ta votojmë Armandon pasi ai është njeriu i...

Balla nga Drizë Myrteza: Ta votojmë Armandon pasi ai është njeriu i duhur për Fierin dhe puna e tij flet në çdo njësi administrative.

1

 

Nga Drizë Myrteza kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët për vazhdimësinë e punës në drejtim të zbatimit të shumë projekteve dobiprurëse për gjithë komunitetin e kësaj zone. Subashi në fjalën e tij ka pohuar se problematika e viteve të mëparshme ishte e përqendruar në kërkesat e komunitetit për më shumë rrugë, më shumë ujë të pijshëm, shkolla më të mira, pastrimin e plehrave, për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.

Këto ishin disa nga kërkesat më të domosdoshme, më jetike që praktikisht çdo familje duhet t’i ketë të garantuara, ka pohuar Subashi Sipas tij rezultatet mund dhe duhet të ishin më të larta, por sërish qeverisja vendore është përballuar si me problematikat e shkaktuara nga pandemia, nga tërmeti dhe së fundit me luftën në Ukrainë. Buxheti i vitit 2023 do të shënojë një përmbushje të mëtejshme të kërkesave dhe nevojave të çdo njësie administrative të cilat janë mbledhur gjatë vitit të kaluar në takimet e hartimit të buxhetit të këtij viti. Kryebashkiaku Subashi e ka fokusuar fjalën e tij në disa pika kryesore, që sipas tij janë me rëndësi jetike për këtë njësi administrative.

Ndërsa sot ka pohuar Subashi investimi i infrastrukturës rrugore është shtrirë dhe në brendësi të fshatrave të njësisë. Në pamundësi për shtrim me asfalt një pjesë e tyre janë shtruar me rërë bituminoze. Këto investime nuk janë parë thjesht si indikacione për përmirësimin e jetës së banorëve, por edhe nxitjes së biznesit dhe daljes së prodhimeve në treg. Një kolona e dytë ku është përqendruar Subashi kishte të bënte me investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore.

Në shkolla çdo vit në korrik-gusht bëhen ndërhyrje për të siguruar mësim normal në shtator, ka përmendur ai. E njëjta gjë ndodh dhe me qendrat shëndetësore që nuk lihen jashtë vëmendjes së bashkisë, por edhe mjeku dhe infermieri duhet të jenë kurdoherë në shërbim të banorëve. Kolona e tretë ka qenë e lidhur me investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, duke trashëguar nga e kaluara mungesë të theksuar të investimeve në këtë drejtim. Sot janë rreth nëntë ekskavatorë që kryejnë shërbime në këto kanale duke blerë dhe dy të tjerë për të vazhduar pa ndërprerje. Kolona e katër ka qenë e lidhur me shërbimet si pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra.

Subashi ka përmendur në këtë drejtim vendosjen e 9 mijë ndriçuesve nga të cilat 3000 ndriçueseve me panele diellorë dhe sipas një përllogaritje ky objektiv përmbushet me vendosjen e 15 mijë ndriçuesve. Ky investim ka pohuar Subashi do të quhet i përfunduar kur të shkojë ndriçimi në shtëpinë e fundit të fshatit. Në fjalën ë tij janë përmendur arritjet në drejtim të transportit publik dhe mirëmbajtjes së varrezave publike. Ai pa pohuar se do të përsosen arritjet dhe do të vazhdohet të bëhet më shumë. “Me buxhetin e këtij viti do të vazhdojmë investimet me mbështetjet masive të qeverisë për shumë nga projektet që praktikisht janë gati dhe pritet financimin.

Këto projekte dalin tej mundësive të fondeve bashkiake dhe me përmirësimin e situatës ekonomike në vend do të njohin investim dhe realizim”-ka garantuar Subashi banorët e kësaj zone. “Beteja për 2025 fillon në 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, prandaj jemi të vendosur që të vazhdojmë intesivisht me të gjitha punët, projektet të marrim këtë rezultat pozitiv për këto zgjedhje dhe në fund të fundit të kemi të gjithë të drejtën morale që edhe pas zgjedhjeve të 14 majit t’i themi kryeministrit Edi Rama që Fieri e tregoi veten cili është, kryeqyteti i socialistëve, Fieri mbështeti prapë PS, ndaj Fieri ka nevojë që të vazhdojë të mbështetet”- tha mes të tjerave kandidati Subashi duke e cilësuar si të garantuar fitoren e 14 majit.

Nga ana e tij Taulant Balla është shprehur se në 14 maj do të kemi një rikonfirmim dhe një fitore të bindshme të kryetarit Subashi, por ai ka kërkuar që nga këto votime të kemi votat dhe për këshillin bashkiak me qëllim që këshilli bashkiak të luajë rolin e parlamentit.

 

/Tv Kombi/