Në vijim të takimeve elektorale ekipi i kandidatit socialist për bashkinë e Patosit Fajton Duro është takuar me punonjëset e biznesit të prodhimeve të këpucëve “Picari”, nga radhët e së cilës është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës së këshillit bashkiak biznesmenia Lori Picari, e cila ka garantuar jo vetëm gratë e punësuar në këtë biznes, por gjithë qytetarët e Patosit se do të jetë një përfaqësuese e denjë e besimit të tyre.
Ndërsa kryetarja e tre mandateve në këtë bashki Rajmonda Baliaj ka theksuar se shumë ndryshime kanë ndodhur në bashkinë e Patosit që janë mundësuar nga buxheti i baskisë të cilat janë kontribute të qytetarëve dhe të vetë biznesit, por një mbështetje e madhe është treguar nga qeveria shqiptare, nga vetë kryeministri Rama për investime të rëndësishme siç është ujësjellësi, shkollat, qendrat shëndetësore dhe rrugët kryesore të qytetit që janë rrugë lidhëse me njësitë administrative dhe pastaj është punuar më lehtë me infrastrukturën e brendshme të fshatrave, lagjeve të qytetit.
Ajo është shprehur rreth figurës së kandidatit të ri të PS për bashkinë e Patosit Fatjon Duro i cili do të vazhdojë punët e nisura e për t’i çuar ato akoma më tej. Kandidati Fatjon Duro përpara punonjëseve të këpucarisë “Picari” ka vlerësuar sakrificat dhe kontributin e tyre në zhvilli e këtij biznesi. “Unë ju siguroj që në katër vitet e ardhshme do të jem i pranishëm për secilën prej jush dhe do të bëjë një mbështetje maksimale. Ndaj kërkoj mbështetje sot të vazhdojmë në katër vitet e ardhshme të gjithë së bashku. “u shpreh Duro në fjalë e tij. Ndërsa drejtuesi politik i qarkut të Fierit, deputetit Socialist Taulant Balla do të theksonte se: “Angazhimi historik i Kryeministrit Edi Rama dhe i Partisë Socialiste që ka të bëjë me një rritje historike të pagave është një arritje e madhe.
Prej muajit prill ne morëm vendimin për një pagë minimale 40 mijë lekë, por objektivi ynë është për të vijuar më tej me rritjen. Mos harroni që pagën minimale kur ne erdhëm në qeverisjen e vendit e gjetëm 190 mijë lekë dhe sot pagën minimale e kemi 400 mijë lekë. Ne do të vijojmë që në 2024 paga mesatare do të arrijë gjithashtu nivelin historik të 900 eurove.” duke përfunduar se pagat e punonjësve për ne janë prioritet kombëtar.