Ballina Lajme Balla në Ballsh: Ish-punonjësit e Rafinerisë kërkojnë nga drejtësia zbardhjen e aferës...

Balla në Ballsh: Ish-punonjësit e Rafinerisë kërkojnë nga drejtësia zbardhjen e aferës korruptive të privatizimit të ARMO-s nga Salike Floriri

1

 

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, deputeti Taulant Balla së bashku me kryetarin aktual, kandidatin socialist për bashkinë e Mallakastrës Qerim Ismailaj i janë kthyer takimit me ish-punonjësit e KPTHN-së së Ballshit me të cilët kryefjala e bisedës ka qenë jo vetëm statusi i naftëtarëve dhe përftimi i tyre nga ky status, por edhe çështje të cilat janë të lidhur me fati e industrisë përpunuese të naftës në këtë qyteti.

Në statusin e tij të publikuar në “Facebook”, Balla shkruan “Me ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit të cilët kërkojnë nga drejtësia zbardhjen e aferës korruptive të privatizimit të ARMO-s nga Salike Floriri 15 vite më parë. Përsërita thirrjen time drejtuar SPAK për hetimin e kësaj çështje bazuar edhe në kallëzimin e sapo depozituar.

Me votën tonë të deputetëve të Partisë Socialiste pak vite më parë u dhamë mbi 5 mijë naftëtarëve STATUSIN, që nuk ka në përmbajtje vetëm parashikimin për të drejtën e pensionit të parakohshëm të pleqërisë, por një sërë parashikimesh që shkojnë drejtpërdrejtë si përfitime në pagë, në pensione, në trajtimin e atyre që janë të papunë, në të drejtën për ripunësim, në të drejtën për kurim, në të drejtat mbi privatizimet dhe koncesionet.

Ligji për Statusin e Naftëtarit u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë përsa i takon të drejtës për të dalë në pension para kohe, naftëtarëve që janë të papunë, të cilëve u njihet përparësi në punësim dhe nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj, edhe një pagesë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi. Ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit po trajtohen me pagë minimale 40 mijë lekë deri në sistemimin e tyre në punë”