Ballina Lajme Politike Balla: Kryebashkiaku i Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim, do jetë kandidati ynë...

Balla: Kryebashkiaku i Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim, do jetë kandidati ynë në 14 maj

1

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka konfirmuar se kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj do të rikandidojë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai u shpreh se, nuk ka asnjë lloj dënimi dhe vendim gjykate për vepër penale, që e ndalon kryebashkiakun Ismailaj që të rikandidojë. Duke u ndalur më tej, nga paraqitja në SPAK e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, Balla tha se është thërritur si person që ka dijeni për një çështje.

E para, kryetari i bashkisë Mallakastër nuk ka asnjë lloj dënimi dhe vendim gjykate për një vepër penale, që e ndalon të kandidoj. Këto janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur.

e vërteta është që, sot, në SPAK janë thirrur shumë persona. Edhe drejtuesit më të lartë të politikës, kryetar partish. Z.Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Ju e dini se historia në këtë vend, askush nuk thirrej nga prokuroria ka marrë fund. Kemi pasur një raportin në Këshillin Kombëtar të Integrimit nga z.Dumani, e përshëndes. Fakti që thirresh në SPAK nuk e bën të pamundur ndalimin. Ligji i dekriminalizimit përcakton qartë rastet e moskandidimit.

Ai ligj është kushti i panegociueshëm për këdo, që do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit”, tha Balla. Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj u dënua më 2 shkurt me 6 muaj burg, të cilat iu janë konvertuan në 40 orë shërbim prove.

/rtsh.al/