Ballina Lajme Kronike “Babi po më lëndon”, u masakrua me thikë nga i shoqi në...

“Babi po më lëndon”, u masakrua me thikë nga i shoqi në Itali, shqiptarja telefonoi të birin para se ta vriste (EMRAT)

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptare është masakruar me thikë nga burri i saj.

Sipas mediave italiane mësohet se 56-vjeçarja Zenepe Uruci, para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci, ka telefonuar të birin dhe i ka kërkuar ndihmë.

62-vjeçari e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.

I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e nënës së tij në telefon.

“Babi po më lëndon”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Gruaja punonte në një dyqan peshku në qytet. Ndërkohë, Xhaferi pas arrestimit u dërgua në komisariatin e Ternit, para se të transferohej në burg.