Ballina Rajoni Babai i masakroi nënën me thikën e kuzhinës, rrëqeth djali: E kemi...

Babai i masakroi nënën me thikën e kuzhinës, rrëqeth djali: E kemi fajin ne që nuk e mbrojtëm, ishte mamaja perfekte!

1

Krimi i ndodhur në familjen shqiptare në Greqi, tronditi jo pak opinionin publik.

41-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve dy prej të cilëve të mitur, u masakrua me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti 51-vjeç. Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeç.

“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i ynë. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nëna perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, ka thënë mes të tjera djali.

Kujtojmë se 51-vjeçari u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dëshmoi se aktin e rëndë e ndërmori pasi sipas tij gruaja e tradhtonte.