Një shtetas afgan ka dhunuar në Shëngjin vajzën e tij të mitur.
Mësohet se efektivët kanë ndaluar babain e të miturës dhe e kanë shoqëruar në Komisariat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar babanë e të miturës të ushtrojë dhunë.
Menjëherë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë vajza e mitur ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjes.
Në Shëngjin vijojnë të qëndrojnë prej gati 2 vitesh një numër i konsiderueshëm afganesh të cilët i larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanët.