Ballina Lajme Avokati i Popullit/ Balla: Kemi marrë zyrtarisht 2 kandidatura nga Alibeaj, të...

Avokati i Popullit/ Balla: Kemi marrë zyrtarisht 2 kandidatura nga Alibeaj, të pranueshme

1

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në një prononcim për mediat foli për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Balla tha se PS-ja ka marrë zyrtarisht dy kandidatura të propozuara nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Sipas tij, dy emrat e propozuar që janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj janë të pranueshëm për mazhorancën, ndërsa shtoi se PS-ja do zhvillojë diskutime për këtë çështje.

“Kemi pasur një diskutim lidhur me Avokatin e Popullit, ka qenë Mediu që ka kërkuar që të 11 kandidaturat e propozuara me firma deputetësh nga opozita të hynë për votim dhe ajo që kemi bërë shumë të qartë është fakti se ka një detyrim kushtetues që përcakton numrin e votave që duhet të marrë një kandidat, që është jo më pak se 3/5 , ka një traditë që ka parashikuar që nga miratimi i Kushtetutës në 1998 që ka të bëjë me nevojën e një propozimi që vjen nga opozita dhe dakordësinë që jep maxhoranca dhe unë e kam bërë të qartë që kemi marrë zyrtarisht nga grupi i PD, si grupi më i madh i opozitës, nga Alibeaj që ka komunikuar publikisht 2 kandidatura të pranueshme. Në një prej mbledhjeve vijuese të grupit të PS ne do t’i shqyrtojmë për t’i shprehur dhe pastaj kanë të drejtën për të hyrë në seancë që të shqyrtojmë kandidaturat e PD kështu që shumë e afët në një prej seancave që do vijojnë”, tha Balla./Opinion.al