Për të disatën herë është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Vendimi i shtyrjes së seancës u mor pas debateve për listën e dëshmitarëve dhe provave që dorëzuan palët.
Avokati mbrojtës i familjarëve të viktimave, Dorjan Matlija kërkoi kohë që të njihet me provat e mbrojtjes dhe dorëzoi një listë me 12 dëshmitarë.
Nga ana tjetër, avokati i ish-ministrit, Henrik Ligoi kundërshtoi Matlijan dhe deklaroi se nuk ka nevojë për një prokuror shtesë në këtë çështje.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 3 tetor./ CNA