Një mjet i djegur në afërsi të Ishmit është gjetur disa orë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në “Don Bosko”. Aktualisht mendohet se makina është përdorur nga autorët e masakrës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda mjetit jane gjetur dhe dy armë zjarri.
Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti e vrarë një grua, Mimoza Paja. Breshëria e plumbave nuk kurseu as klientët e lokalit që në kohën kur ndodhi sulmi ishin duke parë një ndeshje futbolli. Të lënduarit janë: Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e plagosur ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.