Ballina Lajme Kronike Atentati në Shkodër/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Anglia

Atentati në Shkodër/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Anglia

1

Këtë të premte 42 vjeçari, Armand Babaj ka denoncuar sulmin me armë që iu bë atij në Shkodër. Plumbat kapën vetëm makinës tip “Toyota”, të cilën e kishte marrë me qera. Mësohet se 42-vjeçari kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia. Babaj i ka mbijetuar sulmit dhe plumbat kanë arritur të shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjet. Pas ngjarjes, ai ka lajmëruar policinë.

Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje apo shkaqet që mund t’i kenë shtyrë për të bërë këtë pritë. Pritet grumbullimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të hedhur më shumë dritë mbi autorët e ngjarjes.