Ballina Lajme Atentat shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba, transportohet në gjendje...

Atentat shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba, transportohet në gjendje të rëndë në spital

1

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali. Shqiptari dyshohet se u qëllua gjatë natës me 7 plumba në afërsi të provincës Vittoria.

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.