Ballina Lajme Politike Asnjë marrëveshje në takimin Vuçiç-Kurti, Berisha: Dialogu i domosdoshëm

Asnjë marrëveshje në takimin Vuçiç-Kurti, Berisha: Dialogu i domosdoshëm

1

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar edhe për takimin që zhvilluan dje Vuçiç dhe Kurti në Bruksel, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje.

“Në Bruksel ka pasur zhvillime të rëndësishme, takimi mes Kurtit dhe Vuçiç, ky takim, Stoltenberg përsëriti vendosmërinë e NATO për të garantuar stabilitetin e Kosovës, që është dhe për rajonin e më gjerë. Këtu morën një mesazh të fortë dhe të qartë. Këtu morëm një mesazh të fortë dhe të qartë, për ata që punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Vuçic dhe sivllaiu i tij. Po kështu sekretari i përgjithshëm i kërkoi që të zgjidhin të gjitha çështjet me dialog, si një qëndrim që kontribuon në mënyrë paqësore për paqe. Të nesërmen e takimit me sekretarin e përgjithshëm, Vuçiç dhe Kurti, zhvilluan takime me përfaqësuesin e lartë, Borrell. Mund të themi se edhe ky takim, ndonëse nuk pati rezultate konkrete, ishte pozitiv. Çështja e targave dhe letërnjoftimeve, siç e kërkon qeveria e Kosovës, është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura mes dy palëve në Bruksel. Dialogu mes palëve i domosdoshëm, për kapërcimin e krizës.”, tha Berisha.