Ballina Lajme Asnjë i proceduar nga familjarët e Martinajt, Manja: Me këtë çështje po...

Asnjë i proceduar nga familjarët e Martinajt, Manja: Me këtë çështje po merret Prokuroria dhe Policia

1

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) me urdhër të SPAK ushtruan të hënën (26 dhjetor) kontrolle në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit ku gjetën një arsenal armësh të fshehura në kosheret e bletëve. Por, asnjë prej familjarëve të Martinajt nuk është shoqëruar në polici, ndonëse arsenali i armëve u gjet në kosheret e bletëve në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj.

Lidhur me këtë çështje, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pyetur nga gazetarët, u shpreh se Policia e Shtetit dhe Prokuroria janë duke punuar.

“Ju drejtove ish-prokurorit Ulsi Manja, unë jam ministër i Drejtësisë dhe besoj fort te ndarja e pushteteve. Me këtë çështje duhet të merren agjencitë ligjzbatuese dhe konkretisht po merret prokuroria dhe policia e shtetit. Edhe për policinë ka një ministër përgjegjës që është kolegu im Çuçi”, tha Manja.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej datës 2 gusht të këtij viti, ku zhdukja e tij u denoncua në polici nga xhaxhai. Martinaj humbi gjurmët pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i tha se ai i kishte kërkuar të vriste Endrit Doklen, kundrejt pagesës 500 mijë euro, vrasje e cila nuk u realizua. Ky i fundit u shoqërua në drejtorinë e policisë pak ditë më parë, pasi u kap duke lëvizur në të njëjtin automjet me Fatjon Murataj, i cili ishte në kërkim. Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, hera e fundit që Martinaj është parë gjallë ka qenë pikërisht në Shijak.