Ballina Lajme Artan Lame largohet nga kreu i Kadastrës. Pritet të emërohet drejtorja e...

Artan Lame largohet nga kreu i Kadastrës. Pritet të emërohet drejtorja e IKMT, Dallëndyshe Bici

4

Tiranë- Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, është larguar nga detyra.

Pritet që ditën e nesërme në vendin e tij do të prezantohet Dallëndyshe Bici.

Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame, por gjithçka pritet të sqarohet ditën e nesërme.