Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, ka shkuar sot në SPAK.
Pas katër orësh duke dhënë dëshmi, Gaçi shfaqet duke dalë nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa pyetet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente.
Ai ka vijuar të ecë, duke buzëqeshur.