Ballina Lajme Arrihet marrëveshja, pas një muaji patentat shqiptare do të njihen edhe në...

Arrihet marrëveshja, pas një muaji patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite

1

Ministria e Jashtme njofton se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre”, thuhet në komunikimin më të fundit për mediat të MEPJ.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.