Ballina Lajme Arrihet marrëveshja me ministrinë mbyllet greva e urisë së invalidëve në Elbasan

Arrihet marrëveshja me ministrinë mbyllet greva e urisë së invalidëve në Elbasan

1

Greva e urisë së invalidëve në Elbasan është mbyllur. Kjo pasi është arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë. Një natë më parë zv.ministrja e Shëndetësisë Denada Seferi ka zhvilluar një takim me grevistët dhe u ka premtuar se do t’ju japë brenda këtyre ditëve të fundvitit të gjitha paratë e refuzuara. Po ashtu, ka rënë dakord që të ngrihet një komision i posaçëm kontrolli mjekësor nga Tirana për të shqyrtuar të gjitha rastet.

Greva e invalidëve të Elbasanit erdhi pasi KEMP epror iu hoqi paketën higjieno-sanitare 10 mijë lekë. Invalidët merrnin një pagesë prej 40 mijë lekë në muaj. Me heqjen e paketës higjieno-sanitare ata marrin vetëm 24 mijë lek në muaj.