Korçë- Vihet në pranga punonjësi i policisë në Korçë. Dritan Qylafi, 55-vjeç, me detyrë punonjësi i policisë në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin e Qylafit, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.
Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”.