Ballina Rajoni Arrestohet një nga autorët që sulmoi gazetarët në Kosovë, Svelça: Kriminelët do...

Arrestohet një nga autorët që sulmoi gazetarët në Kosovë, Svelça: Kriminelët do të sillen para drejtësisë

0

Një nga autorët që sulmoi e dhunoi gazetarët në Kosovë në komunën e Leposaviçit ditën e sotme (16 qershor) është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ministrit i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, i cili shton se të gjithë kriminelët dhe sulmuesit do të përballen me drejtësinë.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.  

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, shkruan Svelça në facebook.

Dhuna ndaj gazetarëve erdhi pak minuta pas raportimit nga Leposaviçi të gazetares së Radio Televizionit të Kosovës, Venera Xhoxhaj për RTSH 24.

Pas këtij raportimi gazetarja Xhoxhaj është sulmuar bashkë me reporterë dhe kameramanët nga protestuesit serbë. Nga pamjet e transmetuara edhe nga RTSH-ja, duket se si serbët dhunojnë gazetarët dhe kameramanët, ku midis tyre ka pësuar lëndime edhe kameramani i RTK-së, pasi është qëlluar në trup dhe kokë.

Këto sulme janë dënuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeparlamentari Galuk Konjufca, të cilët thanë se “sulme janë të papranueshme dhe Beogradi tregon se nuk ka dhënë asnjë shenjë për të tërhequr grupet kriminale”.

Edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka cilësuar si të papranueshme dhe të pajustifikuar dhunën ndaj gazetarëve.

Pamjet e dhunimit të gazetarëve

/rtsh.al/