Ballina Lajme Arrestohet në ishullin sicilian biznesmeni italian i shpallur në kërkim nga Shqipëria

Arrestohet në ishullin sicilian biznesmeni italian i shpallur në kërkim nga Shqipëria

1

Një i kërkuar ndërkombëtar, i akuzuar për evazion fiskal, u arrestua nga karabinierët në ishullin sicilian të Pantelleria, ku kishte vendosur të kalonte një pushim të shkurtër.

Burri, një 30-vjeçar nga Palermo, kishte rezervuar në një hotel të njohur në atë zonë, por qëllimi i tij për të kaluar pushimet pa u vënë re dështuan falë bashkëpunimit të Shërbimit për Bashkëpunimin Policor i cili raportoi praninë e tij në ishull.

Urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri, më 2 qershor 2021 dhe personi ishte shpallur i arratisur nga autoritetet shqiptare. Autoritetet italiane proceduan me arrestimin e tij me akuzën e evazionit fiskal dhe pesë vite burg.

30-vjeçari u transferua në burgun “Pietro Cerulli” në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes.