SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku tashmë është nën arrest dhe në paraburgim.
CNN raporton se Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet, një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.
Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.