Ballina Lajme Arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali, po transportonte me furgon 220 kg kokainë

Arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali, po transportonte me furgon 220 kg kokainë

1

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi po drejtonte një furgon në të cilin u gjet dhe u sekuestrua nga policia italiane 220 kilogramë kokainë.

Sipas mediave italiane, 37-vjeçari po i jepte furgonit me shpejtësi të lartë, gjë që u pikas menjëherë nga forcat policore.

Targa e automjetit kishte një kallëzim të mëparshëm, gjë që tregon se furgoni ishte përdorur dhe herë të tjera për transportim droge.

Pas kontrollit të ushtruar në mjet nga karbinierët u zbulua kokaina e cila rezultonte e pastër dhe do të shitej me një çmim shumë të lartë. Sipas hetuesve, droga mund të shitej deri në 15 milionë euro.

37-vjeçari i akuzuar për trafik droge është dërguar në burgun e Montorio, ku pritet të dalë para trupës gjyqësore në vijim.

Sekuestrimi është një nga sasitë më të mëdhaja të drogës të kapura nga Policia Rrugore e Veronës.

Mediat italiane shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që droga të ishte destinuar për një treg më të gjerë se shteti italian, duke marrë parasysh sasinë e madhe./Opinion.al