Ballina Lajme Arrestohet 35-vjeçari, tentoi të fuste në Shqipëri kokainë dhe kanabis

Arrestohet 35-vjeçari, tentoi të fuste në Shqipëri kokainë dhe kanabis

1

Një 35-vjeçar, është vënë në pranga nga policia, pasi tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike.

Policia bën me dije se në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.