Ballina Rajoni Arrestohet 21-vjeçari që vrau tetë persona në Serbi

Arrestohet 21-vjeçari që vrau tetë persona në Serbi

1

Pas disa orësh kërkime në zonë, autoritet serbe kanë arritur të kapin dhe vënë në prang, 21 vjeçarin, Uros.B, autor i masakrës së mbrëmshme me 8 viktima dhe 13 të plagosur.

Mësohet se ai ishte fshehur tek daja i tij.  Kujtojmë që numri i viktimave ka rrezik të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Ministria e Shëndetësisë pak më parë ka bërë apel për dhurim gjaku.

Autori qëlloi me armë nga automjeti në 3 fshatra të ndryshme në afërsi të Mlladenovcit, disa kilometra në jug të Beogradit. Ne terren zbarkuan 600 njësi speciale  dhe helikopter, ndërsa autori u kap në afërsi të Kragujevcit.