Ballina Bota Arrestohen dy shqiptarë në Itali për shpërndarje lëndësh narkotike

    Arrestohen dy shqiptarë në Itali për shpërndarje lëndësh narkotike

    1

    Dy shqiptarë janë arrestuar të dielën nga policia italiane, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë.

    Arrestimi i tyre është bërë në zonën e via Papirias.

    Të dy shqiptarët rreth të 40-ve, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.

    Agjentët e skuadrës së lëvizshme të policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës.

    Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën, shkruajnë mediat italiane.

    Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi, veccanërisht në lokalet e natës.