Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Qarkut Schëerin (Gjermani) me kërkesë të Prokurorisë publike.
Shqiptarët të moshës 22 deri në 42 vjeç u arrestuan pasi dyshohen për marrëdhënie të lidhura me bandat e kanabisit dhe kultivimin në sasi të mëdha.
Disa kontrolle u kryen në Bad Kleinen dhe Gadebusch në emër të zyrës së prokurorit publik.
Gjatë kontrolleve u zbuluan dy plantacione kanabisi me gjithsej 540 bimë kanabis dhe gati 260 fidanë të tjera kanabisi.
Gjithashtu, u sekuestruan pajisje profesionale për mbarështim dhe para.