“Partia Socialiste nuk bën avokatin e askujt”. Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla teksa është pyetur në lidhje me arrestimin e Kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Balla e ka konsideruar si arritje të punës së PS për impelementimin e reformës në drejtësi.
“Ju thash që qoftë rasti në fjalë apo të tjerë, të gjej avokat. PS nuk bën avokatin e askujt. Nuk komentoj asnjë lloj deklarate sepse dua të jetë e qartë për gjithë opinionin publik. Nëse në 2013 shqiptarët nuk do kishin votuar PS, dhe PS nuk do vinte veton, për të miratuar paketën e reformës në drejtësi dhe nuk do implementonte një për një parashikimet që përfshinte reforma në drejtësi, ne nuk do ishin në këtë situatë. Kryebashkiakë të arrestuar në detyrë janë vetëm 2 gjatë këtij mandati”, tha Balla.
Më tej, Balla bëri me dije se ditën e shtunë (25 mars) PS do të zyrtarizojë kandidaturat për kryetarë bashkie. Deri më tani, theksoi Balla, pjesa më e madhe e kandidatëve janë zgjedhur, ndërsa pritet që gjatë këtyre ditëve, të zgjidhen dhe kandidatët e tjerë.
”Sipas traditës së rregullt të PS, sikurse ka ndodhur çdo 4 vite, do kemi të shtunën mbledhjen e kryesisë së PS drejtuesi politik do prezantojë një vlerësim të secilës prej kandidaturave. Kemi bërë proces të gjatë me sondazhe. Detyra e PS është të gjejë një kandidat që të jetë kryetar i bashkisë. Kandidati ynë do jetë kryetari i ardhshëm i partisë. Pothuajse kanë mbaruar.
Edhe në kuadër të atij afati që të lë Kodi i Zgjedhjeve, kodi elektoral. Deri ditën e shtunë do i kemi të gjithë gati”, tha Balla.
/rtsh.al/