Ballina Lajme Armando Subashi nuk ka trokitur në derë thjesht për vota, por në...

Armando Subashi nuk ka trokitur në derë thjesht për vota, por në derë të banorëve ka trokitur me punën e tij të pamohueshme.

1

Armando Subashi nuk ka trokitur në derë thjesht për vota, por në derë të banorëve ka trokitur me punën e tij të pamoheshme.

Të kërkosh votën kur je në opozitë është më e lehtë, sepse premton ato që vëren se janë mangësi në punën e paraardhësit. Por për kryetarin e bashkisë së Fierit Armando Subashi nuk ka qenë e vështirë për të trokitur në çdo derë të qytetarëve të bashkisë që ka menaxhuar për tetë vjet me radhë. Nëse opozitarët kanë nxjerrë të ashtuquajturat “të palara” të punës së bashkisë që mbajnë emrin mospërmbushje të premtimeve të dhëna gjatë fushatave, për kryetarin e bashkisë Armando Subashi këto mosrealizime janë shoqëruar me projekte konkrete për të vazhduar punën në katër vitet e ardhshme.

Në ditët e fushatës elektorale opozita nuk mundi të fliste për asfalt elektoral, për shkarravitje të rrugëve e shesheve, por për kryetarin e bashkisë Subashi pati një vijimësi të punëve të nisura që me miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe që në mënyrë graduale janë në rrugën e realizmit. Janë një tërësi elementësh që e kanë bërë fushatën elektorale për Armando Subashin të lehtë dhe të komunikueshme, pasi iu ka prezantuar qytetarëve të bashkisë cilat janë projektet konkrete në fusha të ndryshme të jetës së komunitetit. Ai nuk foli për kanale që lëngojnë nën mbetjet e dherave, të shkurreve apo thatësirën në gjatësinë e tyre. Sot fushat janë të mbjella, të sistemuara në sera apo të mbjella në natyrë, sepse bujqësia, fshati, fermeri janë cilësuar kryefjala e punës së bashkisë së Fierit në 4 vitet e ardhshme.

Janë rezultate të evidentueshme dhe jo të hamendësuara, që e bënë të lehtë dhe të besueshëm komunikimin e tij përgjatë ditëve të fushatës elektorale, që në fakt nuk kishte asnjë dallim nga komunikimi i përditshëm i tij dhe stafit të bashkisë që ai drejton. Deri tani është arritur të realizohen 1400 km kanale kulluese e vaditëse, 60 mijë ha tokë të vaditura e të kulluara, 4 milionë m3 volum dheu i hequr, 170 km rrugë të asfaltuara vetëm në fshat, 180 km rrugë të tjera rehabilituara me rërë bituminoze, 150 km rrugë të përmirësuara dhe riparuara me inerte, mbi 40 km rrugë të reja parcelash. Ja, pra kanë qenë këto arritjet në punën e tij që e kanë mundësuar trokitjen në derën e banorit gjatë fushatës elektorale, pasi Subashi ka pasur kurajën dhe besimin se e nesërmja do të jetë akoma më e mirë për të gjithë.