Ballina Lajme Politike Armando Subashi në Levan: 14 maji, dita e fitores së madhe të...

Armando Subashi në Levan: 14 maji, dita e fitores së madhe të socialistëve në bashkinë e Fierit dhe rruga e mandatit të katërt të PS.

1
Rivitalizmi i qendrës së Levanit është një nga projektet që sipas kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi do të marrë një vëmendje të veçantë duke e kthyer atë në identitet. Ai ka premtuar përpara banorëve të pranishëm në këtë takim elektoral, që ashtu si investimet në qytet dhe njësitë administrative në qendër të tyre shumë shpejt do të fillohet nga puna për zbatimin e këtij projekti pasi është një kërkesë e vazhdueshme e këtij komunitetit. Është duke u punuar në Libofsha, Cakrani dhe Pojani janë tre fshatra të përfshira në projektin kombëtar të “100 fshatrave” pasi ato janë të rëndësishme si nga pikëpamja historike, traditave kulturore dhe më gjerë në bashkinë e Fierit, por kanë dhe potenciale zhvillimi të fuqishme me peshë sa në rajon, por edhe në aspektin kombëtare.
Levani është konceptuar si një qytezë dhe me pamjen që do të marrë do të ketë bukurinë e saj dhe do të jetë dhe krenari për komunitetin, ka premtuar Subashi. Ai është ndalur në disa nga investimet në drejtim të zgjidhjes së problemit të furnizimit me ujë të pijshëm duke fuqizuar burimet ujore dhe ajo që është më e rëndësishme rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm që me tubacionet ekzistuese rrjedhjet dhe lidhjet e paligjshme është problematike e dytë. Lidhur në investimet rrugore fokusi do të përqendrohet në Peshtan të Vogël për ta shtruar dhe atë me asfalt duke u lidhur me qendrën e njësisë dhe më tej me qendrën e qytetit. Ai është ndalur në zhvillimet dhe investimet e kryera në drejtim të parandalimit dhe minimizimit të përmbytjeve nga lumi Vjosa të cilat nga viti në vit janë reduktuar dhe investimit eve në drejtim të sistemit të kanalizimeve të vaditjes dhe kullimit investimi në degën e Martisë.
Për Subashin turizmi dhe bujqësia janë dy nga potencialet që do t’i sjellin zhvillim ekonomik bashkisë së Fierit dhe komunitetit të saj. Ai është ndalur në projektin e 16 fshatrave të fushës për furnizimin me ujë të pijshëm që fillon nga pjesa e Pishë-Poros në grykëderdhjen e Vjosës deri në fshatin më të fundit në Sektor të Semanit, që përfshijnë brenda vetes tre njësi administrative të Levanit, Dermenas dhe Topojën, por edhe zhvendosjen e vendburimit nga Pishë-Poro drejt Çervenit aty ku aktualisht janë shumica e puseve prej nga furnizohet qyteti i Fierit dhe më gjerë duke i paraprirë kështu zhvillimeve të ardhshme në zonën bregdetare. Një tjetër projekt me rëndësi është riaktivizimi i rrugës së Semanit nga hekurudha deri te pishat në bregdet të cilit i ka përfunduar një element ura e madhe mbi kolektorin e Roskovecit, ndërkohë që po punohet në qendër të Dërmenasit duke qenë një shembull se si do të vazhdojë ky projekt me elementët e korsive të biçikletave, me trotuare, ndriçim nga fillimi deri në fund të tij.
Me një vizion të qartë tashmë bashkia e Fierit do të punojë dhe në drejtim të turizmit duke pasur fatin e mirë që vija bregdetare me gjatësi mbi 25 km i ka shpëtuar abuzimeve me ndërtimet. Kryebashkiaku Subashi e ka fokusuar fjalën e tij në disa pika kryesore, që sipas tij janë me rëndësi jetike për këtë njësi administrative. Ai është ndalur në investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore si në atë të Peshtanit të Vogël. Në projektet e bashkisë shikohet fillimi i ndërtimit të pikave të përbashkëta të grumbullimit të produkteve bujqësore ku bashkia është e gatshme të futet si bashkëfinancuese duke ndihmuar çdo fermer i cili harxhon mund, por kur vjen çasti i shitjes së prodhimeve has në vështirësi, pse jo dhe grumbullimin të tipit frigoriferik.
Për zhvillimin e industrisë së përpunimit të drithit kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka bërë të ditur iniciativën e bashkisë së Fierit për të ndërtuar këtë vit një pikë grumbullimi të drithërave me sillosat dhe pajisjet e tharjes në sasinë e nëntë mijë tonëve. Sipas tij do të jenë gjashtë sillosa me nga 1500 ton secila. Shtimi i sipërfaqeve të mbjella me grurë është një zhvillimin pozitiv që do të ndikojë dhe për këtë industri. Një prej tyre do të ndërtohet në zonën e Levanit duke filluar nga fusha e Cakranit e deri në zonën e Levanit.