Francezët kanë patur pretendime pas finales së Botërorit të Katarit me Argjentinën, për vetë mënyrën sesi gjykoi arbitri nga Polonia, Szymon Marciniak. Marciniak doli në konferencë për shtyp, duke sqaruar një episod.
Bëhet fjalë për golin e 3-të të Argjentinës, i cili sipas “Gjelave” duhet të anulohej për shkak të disa lojtarëve dhe pjesëtareve stafi në fushën e lojës kur Messi goditi topin.“Së pari, kjo situatë për të qenë e dënueshme duhet të kushtëzojë lojën. Çfarë ndikimi patën rezervat që u ngritën nga stoli dhe hynë në fushë? Ata kërkojnë justifikime, janë gazetat serioze dhe ata që kërkojnë klikime.Ndër të tjera, francezët nuk kanë përmendur foton ku shihet se janë shtatë lojtarë nga stoli që futen në fushë kur Mbappe shënon golin e rezultatit 3-3”, Tha ai.