Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, i cili ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia Pandeli Kokaveshin, me masën detyrim paraqitje.
Apeli pranoi kërkesën e mbrojtjes së Kokaveshit, e cila parashtronte situatën e rëndë shëndetësore, teksa prej arrestimit ai ka qëndruar në spitalin e burgut.
Pas seancës, avokati i Kokaveshit tha se togat e zeza morën parasysh argumentat, teksa klienti i tij ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, pasi së fundmi ka kryer edhe transplant.
Beleri nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua me prokurë të posaçme.