Ballina Lajme Apeli e la në burg, avokati i Alda Klosit: Shëndeti i saj...

Apeli e la në burg, avokati i Alda Klosit: Shëndeti i saj ende në rrezik

2

Avokati i ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi, Ilirjan Muho, në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës së sotme në Apel, është pyetur nga gazetarët ka treguar se si është gjendja shëndetësore e ish-zyrtares Alda Klosi.

Ai tha se Klosi ka nevojë për kujdes shëndetësor dhe se sipas kartelës klinike ka tendenca për një hipertoni që mund të sjellë pasoja për shëndetin e saj.

“Pas ndalimit, Alda Klosi kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore. U shtrua dhe u kurua në spital në QSUT. Doli nga spitali në gjendje disi të përmirësuar, por sipas kartelës klinike të lëshuar nga mjekët, duhet të jetë në vëzhgimin e mjekëve, pasi ka tendenca për një hipertoni që mund të sjellë pasoja për shëndetin e saj.”, tha ai.